Aktori amerikan Richard Gere, do të jetë dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Matteo Salvini

0
227

Aktori amerikan Richard Gere do të jetë dëshmitar akuzues në procesin ndaj Matteo Salvinit që do të nis më 23 tetor në Palermo e që e vë nën akuzë, ish-ministrin brendshëm për sekuestrim personi e abuzim me aktet institucionale mbi ngjarjen e anijes humanitare Open Arms.

Në gusht të vitit 2019 pasi shpëtimit në det të hapur të 147 emigrantëve në rrezik mbytje, anijes për disa ditë nuk iu lejua ankorimi në portet italiane e as zbarkimi i emigrantëve.

Prokuroria e Palermos ka kërkuar të dëgjoj në këtë proces dhe ish kryeministrin Giuseppe Conte e ministren e Brendshme Luciana Lamoregese.

Por në procesin kundër Matteo Salvinit do të jetë dëshmitarë akuze dhe aktori amerikan Richard Gere.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë lideri i Lidhjes i cili thotë se “do t’i kërkoj një autograf për nënën time aktorit të njohur, por nuk kuptoj se çfarë leksioni mund të më jap ai mua, italianëve e italianeve mbi rregullat e ligjet tona.”

“Nëse dikush kërkon të transformoj procesin në një spektakël, më mirë të shkoj në kinema se sa në Gjykatë”, thotë ai.

Aktori Richard Gere është një aktivist i njohur në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve e të drejtave njerëzore në përgjithësi.

Qysh në fillim të ngjarjes ai është shfaqur në krah të aktivistëve të Open Arms e në konferencën e shtypit të mbajtur nga ata më 2019 deklaroj se “ka biseduar me një grup emigrantësh në këtë anije, me gra e fëmijë e historitë e tyre të tmerrshme i kanë prekur zemrën.”

“Politikanët në vend që të ndihmojnë këta njerëz i akuzojnë, është shprehur ai, e duhet t’i japim fund këtij fakti. Interesi im nuk është Salvini, por këta njerëz që duhen ndihmuar. Nuk jam italian e hezitoj të flas për situatën politike italiane, por vij nga një vend ku situata politike është e çuditshme e ku u vihet faj personave që vijnë nga Meksika, Panama, Salvador, Honduras.”

ora tv