Aktori i njohur e pranon hapur: Còvid më ka gòditur rèndë sistemin nervor

0
270

Në mars, Idris Elba ka qenë një ndër yjet e parë që ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Tani aktori është shëruar plotësisht dhe ka folur sërish për këtë argument gjatë një interviste për të përjavshmen britanike Radio Times, si dhe për efektet traumatike që diagnoza e sëmundjes ka pasur mbi të. “Isha asimptomatik dhe nuk kisha simptoma të veçanta siç kanë pasur të tjerët”, ka treguar ai duke shpjeguar:”Jam gòditur rëndë në nivelin mendor, sepse nuk dihej shumë përsa i takon virusit”.

“U detyrova të flas, vetëm sepse sëmundja ishte kaq e panjohur”, ka vazhduar protagonisti i “Luther”, që ndjehet me fat që është gjallë dhe mirënjohës që ka arritur ta mundë sëmundjen.

Idris Elba ka shtuar që në fund “ka pasur nevojë për lockdoën për të kaluar sëmundjen, por edhe bota kishte nevojë për lockdoën”, ka shtuar ai. Aktori britanik kishte ndarë diagnozën e tij disa ditë pasi Tom Hanks e bashkëshortja e tij Rita Ëilson kishin bërë të ditur rezultatin pozitiv me Covid-19. Fakti që aktori i çmimin Oscar kishte folur publikisht për sëmundjen e tij e kishte ndihmuar dhe motivuar për ta kaluar sëmundjen e rëndë.

Fax