Aktori i njohur i turk bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i djalit

0
247

Aktori turk, Erkan Kolçak Kostendil u bë i njohur për publikun shqiptar në serialin “Çukur”, me rolin e Vartolu Saadetti.

Mirëpo, së fundmi, mediat turke bëjnë të ditur se ai është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Xhansu Tosun ka sjellë në jetë një djalë dhe dyshja i kanë vendosur  emrin e veçantë, Marsel.

Ka qenë Xhansu , e cila ka publikuar shpesh në rrjetet sociale foto me barkun e rrumbullakosur. Për të  dhe Erkanin ky moment është një nga periudhat më të ëmbla të jetës./abcnews.al