Sinem Kobal dhe Kenan Imirzalioglu, i njohur për shqiptarët nga roli i tij si Ezel, 5 vite më parë i bashkuan jetën me një dasmë madhështore.
Çifti, i cili vitin e kaluar mori në krahë fëmijën e tyre të parë Lalin, tashmë është në pritje të fëmijës së dytë.
U zbulua edhe gjinia e bebit të dytë të çiftit.
Kobal, e cila është 3 muajshe shtatzënë shkoi te mjeku një ditë më parë dhe mësoi se do të ketë një vajzë tjetër.
Dyshja kanë shprehur më herët emocionin e tyre për prindërimin duke thënë: “Të jesh nënë dhe baba është një nga gjërat më të bukura në këtë botë, Zoti ua dhëntë të gjithëve”.
Lajmi se çifti do të bëhen prindër për herë të dytë u konfirmua pak kohë më parë.
Ata janë prindër të një vajze të quajtur Lalin, e cila erdhi në jetë rreth një vit më parë.
Me lindjen e vajzës së parë, Kenan i bleu bashkëshortes një vilë superluksoze që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Me një dhuratë të tillë në shtatzëninë e parë, jemi shumë kuriozë të shohim se çfarë do t’i dhurojë ai nënës së fëmijëve këtë herë.
© SYRI.net