Një nga aktorët turq më të preferuar nga shikuesit shqiptar është Kivanç Tatlitug.
Ai u bë i njohur falë roleve të tij në seriale të ndryshme, por në vendin tonë njihet më së shumti për rolin e “Mehmetit”.
Përmes rrjeteve sociale ai ka bërë të ditur se po bëhet baba për herë të parë.
Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë në muajin e tretë.
Dyshja e njohur, ka vite që janë martuar dhe duket se po jetojnë një marrëdhënie të lumtur, të cilën e shprehin vazhdimisht në rrjetet sociale.