Aktori turk me origjinë shqiptare në telashe, përfundon në gjykatë

0
264

Së fundmi ka nisur në kanalin turk Fox Tv seriali më i ri “Bay Yanlis” ku protagonistë kryesorë janë Can Yaman dhe Ozge Gurel.

Seriali ka patur shumë sukses që në episodet e para dhe një shikueshmëri të lartë.

Mirëpo së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se kompania prodhuese e këtij seriali është hedhur në gjyq.

Televizioni Kandal D i ka hapur padi kompanisë “Gold Film” pasi fillimisht kjo kompani kishte bërë një marrëveshje që “Bay Yanlis” të transmetohej në Kanal D.

Më pas “Gold Film” e ka prishur marrëveshjen duke vendosur ta transmetojë serialin në Fox Tv.

Udhëheqësit e Kanal D pretendojnë se skenari dhe kasti i serialit ishte vendosur nga ta, por këtë e ka kundërshtuar pronari i kompanisë “Gold Film” i cili shprehet se idetë kanë qenë autentike të tij.

Sot mediat turke raportojnë se Kanal D e ka hedhur për herë të dytë në gjykatë kompaninë e këtij seriali, gjë që mund të çojë edhe në ndërprerjen e tij.

Na mbetet të presim çfarë do të ndodhë me serialin e Can Yaman dhe Ozge Gurel./revistawho.com

© SYRI.net