Aktorja e hollivudit i dhuron aksionet e “Disney” vajzës së George Floyd

0
340

Gianna Floyd, vajza e Goerge Floyd, mori një dhuratë speciale nga Barbra Streisand, që e kthen tashmë në një aksionere të “Disney”.

Në një foto të publikuar në Instagram, vajza 6-vjeçare falënderon legjendën e Hollywood për dhuratën e saj bujare dhe dy albumet që i kishte dërguar.

“Faleminderit @barbrastreisand për paketën e dhuruar, tashmë jam aksionere e Disney falë teje”, shkruan vogëlushja në rrjetet sociale.

Nuk dihet saktësisht se sa aksione Streisand i ka dhuruar Gianna-s, por të dhënat zyrtarë flasin se 1 prej tyre aktualisht vlen në bursë 115 dollarë.  Real news