Aktorja e njohur do të luajë rolin e Princeshës Diana në filmin për divorcin e saj të bujshëm

0
330

Një film i ri për princeshë Diana-n ka nisur punën. Filmi do të quhet ‘Spencer’, mbiemri i Lady Diana-s para se të martohej me princin Charles.

Roli i nënës së ndjerë të princit William dhe Harry, i është besuar aktores së famshme të Tëilight, Kristen Stewart, dhe sipas Deadline, filmi që pritet të nisë xhirimet në 2021 është shkruar nga Peaky Blinders Steven Knight, dhe do të drejtohet nga Pablo Larrain.

Filmi do të përfshijë një kohë kritike në jetën e Princeshës në vitet 1990, kur ajo vendosi t’i jepte fund martesës me Princin Charles.

Duke folur për filmin e ardhshëm, regjisori Larrain tha: “Kristen është një nga aktorët më të suksesshme në ditët e sotme. Kristen mund të ketë shumë gjëra, mund të jetë shumë misterioze dhe shumë e brishtë, dhe në fund të fundit edhe e fortë, dhe kjo është ajo që ne na nevojitet.”

“Kombinimi i këtyre elementëve më bëri të mendoj për të. Mënyra se si ajo iu përgjigj skenarit dhe si po i afrohet personazhit, është shumë e mrekullueshme për t’u parë. Unë mendoj se ajo do të bëjë diçka mahnitëse dhe intriguese në të njëjtën kohë”, shtoi ai.

Gazeta expres