Aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 33-vjeçare

0
250

Aktorja e famshme e i “Bad Girls Club”, Whitney Collings,  ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare.

Lajmi  trishtë është konfirmuar nga mediat e huaja, ku thuhet Collings vdiq në spitalin MelroseWakefield në Melrose, Massachusetts.

Edhe mamaja e aktores e dha lajmin e hidhur të vdekjes së vajzës së saj në Facebook, duke shprehur dhimbjen e saj të madhe.

“Unë jam e thyer plotësisht dhe kurrë nuk do ta kaloj këtë. Jeta është kaq e padrejtë.Ajo ishte e mirë me një zemër të madhe”,shkroi ajo.

Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes së Collings, ndërsa  pritet përgjigjja e autopsisë.

(kle.mu.dosja./al)