Aktorja e njohur shokon: Jam sëmurë, bëra testin e tretë, akoma jam pozitive për koronavirus

0
351

Ka bërë një test, doli pozitive. Pas një periudhe, pasi u shërua, aktorja kolumbiane Danna Garcia e njohur për rolin e saj te seria “Pasione të Fshehta” bëri testin për Covid19 dhe përsëri doli pozitive.

Ajo tha se është shumë e vështirë, por, po kujdeset shumë që të mos infektojë edhe njerëzit e tjerë. Madje, edhe kur del, mbështjellët si të ishte mu mje.

Kjo gjendje shëndetësore ka bërë që Danna të marrë një vendim dhe bashkë me familjen e saj të largohen nga Meksiko.

E pyetur se nëse do pranonte ndonjë ofertë pas kësaj periudhe për ndonjë serial të ri, Danna dha një përgjigje të prerë.

“Do kthehem, prandaj ekzistojnë aeroplanët. Nuk e kam ndërmend të pensionohem, padyshim që do jem në seriale të reja” shtoi Garcia.

Po ashtu, Norma ia ka parë edhe hajrin kësaj sëmundje, pasi u pajtua me koleget e saj që kishte në serialin që i dha famë në Kosovë, Himenën dhe Saritën, me të cilat kishte prishur raportet pas deklaratës që Norma ka bërë ku tha se kolegët e saj kurrë nuk i kanë dhënë ngrohtësi në këtë serial.

ora