Aktorja proteston lakuriq në ceremoninë e “French Oscars”

0
178

Një aktore franceze ka protestuar lakuriq në “Cesar Awards” duke dhënë i dhënë mesazh qeverisë të bëjë më shumë për të mbështetur kulturën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Corinne Masiero, 57 vjeç, kishte veshur një kostum gomari mbi një fustan të njolla gjaku, para se të zhvishej në skenë në ceremonin “French Oscars”.

Masiero ishte i ftuar në ceremoninë e së premtes për të paraqitur çmimin për kostumet më të mira në filma. Por ajo habiti të pranishmit në sallë, duke u zhveshur para të gjithëve për të zbuluar mesazhin që kishte për të dhënë.

Dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit francez Jean Castex, Masiero kishte një parullë tjetër në shpinë e cila lexonte: “Na kthe artin, Jean”.

Aktorë dhe regjisorë të tjerë bënë kërkesa të ngjashme gjatë shfaqjes. Dhjetorin e kaluar, qindra aktorë, regjisorë teatri, muzikantë, teknikë filmash dhe kritikë, dhe shumë të tjerë nga bota e kulturës franceze protestuan në Paris dhe qytete të tjera kundër mbylljes nga qeveria të vendeve të kulturës./e.b-abcnews.al