AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun Agro Ushqimor-Tiranë: Janë të pasigurta!

0
2
Ardit Murataj

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar kontrolle në tregun agroushqimor në Tiranë, pas një denoncimi për tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta me origjinë shtazore.

Gjatë inspektimeve në pesë subjekte, u konstatuan 197.5 kg produkte të pasigurta, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata, si dhe 2214.2 kg produkte në mungesë etiketimi, konkretisht sallam dhe fruta të thata.

Për shkeljet e evidentuara, trupa inspektuese vendosi gjithsej 7 masa administrative me gjobë, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë gjurmueshmërie dhe mungesë etiketimi, në një vlerë totale prej 1.600.000 lekësh. AKU bëri të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.foto galeri

foto galeri

  • foto galeri