AKU ELBASAN SHTON KONTROLLET NË TERREN

0
187

Autoriteti Kombetar I ushqimit dega Elbasan me rritjen e temperaturave ka intensifikuar edhe kontrollet në terren përsa I përket sigurisë ushqimore.

Në zbatim të planit kombëtar të miratuar nga ministria vijon puna nga ana e inspektorëve për të kontrolluar të gjitha subjektet prodhuese ,përpunuese e tregëtuese.

Gjatë një interviste dhënë për Egnatia Neës drejtori I AKU Elbasan, Firdus Kurti shprehet se gjatë kësaj periudhe janë duke bërë inspektime të shtuara për të siguruar shëndetin e konsumatorëve.Për shkelësit do të aplikohen edhe masat ndëshkuese sipas ligjit.

z.Kurti shton se gjatë kësaj periudhe nën vëmendjen dhe kontollet e vazhdueshme të AKU do të jenë edhe restorantet.  Drejtor i AKU Elbasan AKU fton të gjithë qytetarët që të tregohen të vëmendshëm dhe të blejnë produkte që tregëtohen në ato ambiente që kanë çertifikata sigurie.