Akulli që shkriu në Kosovë!

0
201

Një shkrim nga juristi Erjon MURATAJ!

Acari që kaploi gadishullin e mbarë  kontinentin i ngjan shkretëtires së akullt 30-vjeçare që përjetojmë . Fakt është që s’ka rëndësi sigla, ajo është  thjeshtë mjeti. Në fakt është  fryma që i jep një vendi prosperitet dhe vlërson individin pjesë të elitës përfaqësuese. E ndërsa bora është plakë e balta zu thinj në Kosovë të rijnt  vendosën bashkimin dhe guxuan. Kujdes askush nuk duhet të përbaltë luftën e UÇK-së. Por ! Bij e bija të tyre janë dhe ata që u bashkuan sot në Kosovë. Në fakt nuk kam asnjë qasje ndaj Vetëvendosjes  por ndaj thirrjes që ata të rinj i bën prindërve të tyre .

E shumë më shumë për ata prindër që besuan tek binjtë e tyre . Realisht jam shumë i përulur para tyre.

E kam thenë dhe më parë  nuk ka luftë që nuk fitojnë të rijntë. Elite duhet të ngelen gjithmonë idealistët . Elita kurrë s’duhet të plaket. Fundja ç’janë të  rijntë?  Projeksioni më i mirë  i një prindi  që  ka aspiratën për një të ardhme më të mirë. Në Kosovë  akulli u thye dhe ngrohtësia e çdo vatre patriotike e shkriu . Të rijntë guxuan, gjyshet , gjyshërit , baballarët e nënat besuan. Sepse gjaku s’bëhet ujë dhe e ardhmja janë  pikërisht ata bijt e bijat e tyre.

A do mundemi dhe ne në Shqipëri ?

Une them se po ! Dhe nëse ndonje “varrmihes” që e quan veten elitë sot mendon të kundërtën , i them:  “Ka aq gjak shqiptaria sa të mbrojë nderin dhe të ardhmen e saj . Nese mendon ndokush ta ndaloj  i kujtoj se dëshmorët nuk kanë kohë apo kufinj. Nëse mendojnë ti hapin luftë të ardhmes kanë bërë llogaritë gabim. Ne,të rijntë Shqipërinë  I’a kemi borxh gjakut të dëshmorëve .Mundit e sakrificës së prindërve dhe detyrim brezave që do të vijnë. Kjo është aleanca jonë! Akulli që fabrikuat I ka ditët e numëruara.

Egnatia News