Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Evis Berberit

0
2

Kalon për gjykim çështja e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH. Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar seancën e kaluar kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa pretendoi pavlefshmëri të akteve, fshirje të korrespodencës dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marrë nga celularët e tij, të sekuestruar gjatë hetimit.