Elbasan/ Akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 5 efektivë policie

0
390

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa për dy të tjerë u caktua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, me kërkesë të Prokurorisë.

Pesë efektivët Endri Hazizi, Aurel Tahiri, Xhevahir Stërmugu, Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj, akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe falsifikim kompjuterik. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe miratoi masat e sigurisë për pesë efektivët.

6prave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

• Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Në lidhje me këtë procedim, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po vijojnë hetime në dinamikë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet plotësisht e fokusuar në luftën kundër veprave penale që lidhen me detyrën e funksionarve publike që abuzojnë me detyrën