Prokurori i Milanos, Fabio De Pasquale, ka kërkuar dënimin me 8 vite burg të administratorit të deleguar të kompanisë “Eni”, Claudio Descalzi, si dhe të paraardhësit të tij, Paoli Scaroni. Ky i fundit është president i Milanit dhe sikurse kuptohet është në telashe.
Akuza që rëndon mbi është ajo e korrupsionit ndërkombëtar, madje në nivele maksimale. Kompania e përmendur më lart ka tentuar të marrë të drejtën e eksplorimit dhe shfrytëzimit të naftës në Nigeri, përmes pagesave nën dorë.
Janë të shumtë njerëzit e përfshirë, sigurish edhe zyrtarë të lartë shteti në Nigeri, në këtë aferë korruptive dhe prokuroria ka kërkuar dënime të shumta, që shkojnë maksimalisht deri në 10 vite burg. Prokuroria e ka dhënë pretencën e saj dhe tashmë i takon gjykatës të vendosë në bazë të provave të paraqitura. /abcnews.al