Akuzohej nga GjKKO-ja si pjesëtar i një grupi kriminal/ Arrestohet në Dubai 32-vjeçari që zhvati 50 mln euro përmes mashtrimit nga call center

0
184

Në vazhdim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Policia e Shtetit ka siguruar informacion se një shtetas i akuzuar për mashtrim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara. Ky informacion u shkëmbye me partnerët dhe rezultoi në operacionin policor të koduar “Platformat” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, u arrit lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Merxhan Çeliku, 32 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”

Grupi i cili dyshohet se shtetasi M. Ç. ishte pjesë e tij, akuzohet për mashtrim telefonik të shtetasve nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Përmes këtyre mashtrimeve, grupi ka përfituar shuma të konsiderueshme parash.