Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e të riut me iniciale I.M u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
cila dënohet deri në 10 vite burg. Ruajtja apo shpërndarja, edhe pa qëllim fitimi, përbën krim. Mos mendoni se veprimet online janë të padukshme, çdo klikim lë gjurmë dhe çdo shkelës i ligjit do të përballet me drejtësinë.
Për të gjithë të miturit që ndihen të shantazhuar, kërcënuar apo abuzuar në internet:
Mos heshtni! Flisni! Drejtohuni menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur, përkrahur dhe për të ndëshkuar autorët që përpiqen t’ju dëmtojnë. Heshtja mbron autorët, jo viktimat.
Operacioni “Gjurmët Digjitale” është një tjetër dëshmi e qartë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të krijuar një mjedis të sigurt për fëmijët dhe për të mbrojtur të ardhmen e shoqërisë nga krimet që zhvillohen në botën digjitale.