
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) e ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin Fatmir Alia me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.
46-vjeçarit akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor Sokol Fana, pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.
