Një 36-vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Dubai në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Shtetasi A. S. alias A. S., lindur në Elbasan, është ndaluar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Abu Dhabi.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka pastruar para të përfituara nga veprimtaria kriminale e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç., të cilët janë vëllezër, përmes aktivitetit të shitblerjes së automjeteve. Aktualisht, Interpol Tirana dhe autoritetet në Abu Dhabi janë në bashkëpunim për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se në Dubai është arrestuar Armis Stafa alias Armees Stava. Ai dyshohet se ka pastruar paratë e organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Ëanted”.
Akuzohet nga GjKKO-ja, se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, kapet në Dubai, 36-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi A. S. alias A. S., 36 vjeç, i lindur në Elbasan.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.