Gjykata e Posaçme vendosi ditën e sotme zbutjen e masës së sigurisë për Armis Stafën, i cili dyshohet nga SPAK për pastrim parash në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se vendimi i GJKKO vjen pasi avokati i Stafës ka dorëzuar para gjykatës të dhëna nga sistemi TIMS se në periudhën kur pretendohet se klienti i tij ka kryer krimin, nuk ndodhej fare në territorin shqiptar.
Gjykata vendosi lirimin e tij nga qelia dhe vendosjen në “Arrest në shtëpi” deri në verifikimin e fakteve dhe pretendimeve të mbrojtjes.
BALKAN WEB