Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë, është shprehur se vajza i kishte shkuar te shtëpia dhe e kishte kërcënuar.
Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se nuk e di nëse i vëllai e ka kryer krimin.
“Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllnin gojën e të largoheshin.
Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Hajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen.
Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithëve.
Mos i lini rrugët, futeni në punë. Mos me sillni probleme. Kërko drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe me fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg.
Ka e për budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë e djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon e mua nesër , ajo me ofendonte e mua”, u shpreh Asllan Hyka./SYRI.net