Akuzohet se përdhunoi të miturën lihet në burg 53-vjeçari: Nuk kam abuzuar me të, ka lidhje me një djalë

0
155

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka lënë në burg 45 ditor Kabul Hundën i dyshuar për përdhunimin e një të miture 16 vjeçare nga qyteti i Libohovës. Ka qenë prokuroria që ka kërkuar këtë masë arresti me arsyetimin e hulumtimit të disa pistave që besohen se do të zbardhin ngjarjen e ndodhur.

Prezent ne seance ka qenë edhe vetë 54 vjeçari Hunda i cili ka qenë shumë i qetë dhe po me qetësi ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë. Nën prezencën e avokatit të caktuar nga shteti, 53 vjeçari e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe sipas tij këtë e di gjithë Libohova.

Ajo që pati interes ishte dalja në skenë e një personi tjetër që mundet të zbardhi komplet zinxhirin e ngjarjes me të cilën akuzohet Hunda. Ky i fundit ka deklaruar se 16 vjeçarja ka pasur dhe ka raporte intime me një 32 vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe kjo është evidente sipas tij.

“Jam shumë i qetë se në përfundim do dali tjetër kush i akuzuar për një vepër të stisur” është shprehur Hunda.

Vetë ky deklaroi se 16 vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer ndonjë marrëdhënie intime.

“Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16 vjeçares, do zbulohet ADN e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova” u shpreh Hunda.

Sakaq në përfundim gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julijan Çafka për mbajtjen në qeli të 53 vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes që mund të ndryshojnë tërësisht objektin e padisë. /abcnews.al/