Al-Nassr konfirmon: Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Lionel Messit dhe Inter Miami të enjten

0
119

Përplasja e shumëpritur mes yjeve legjendar të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, nuk do të ndodhë të enjten.

Trajneri i Al-Nassr, Luís Castro tha të mërkurën se Ronaldo nuk do të luajë në miqësore pasi ai nuk ishte mjaftueshëm i aftë për t’u stërvitur me ekipin dhe mund të merrte pjesë vetëm në stërvitje individuale

Ndeshja e së enjtes u cilësua si “Vallëzimi i fundit” për shkak të mundësisë së madhe që do të kishte shënuar takimin final mes Ronaldos dhe Messit, pasi të dy lojtarët i afrohen fundit të karrierës.

Messi dhe Ronaldo janë përballur me njëri-tjetrin 36 herë në ndeshje zyrtare, e para prej të cilave ishte në vitin 2008 kur Messi ishte 20 vjeç dhe luante për Barcelonën, ndërsa Ronaldo 23 vjeç dhe luante për Manchester United.

Në 36 takimet e tyre, Messi ka epërsinë me 16 fitore, 11 humbje dhe 9 barazime. Messi gjithashtu ka regjistruar 22 gola dhe 11 asistime, krahasuar me 21 gola dhe 1 asistim për Ronaldon.