David Alaba do të jetë transferimi i parë i Real Madridit në afatin kalimtar veror.
Qendërmbrojtësi austriak tash e një kohë ka njoftuar se do të largohet nga Bayern Munichu, pasi në fund të qershorit i përfundon kontrata dhe nuk ka dëshirë të rinovojë.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se tashmë janë nënshkruar pjesët e para të kontratës me Real Madridin, ndërsa austriaku do të bashkohet me “Los Blancos” si lojtar i lirë.
Njoftimi zyrtar pritet vetëm në fund të sezonit, kur të kompletohet i gjithë dokumentacioni.
28-vjeçari ishte pjesë e Bayern Munichut prej vitit 2010. /Gazeta Express/