Alarm për bombë në kryeqytetin grek

0
90

Persona të panjohur kanë telefonuar televizionet vendase duke paralajmëruar se janë vendosur lëndë shpërthyese në ambasadat e SHBA-së, Egjiptit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe një telefonatë për bomb në ndërtesën e Kuvendit.

Në vendngjarje janë nisur autoritetet e Sektorit për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese. Sipas telefonatave, bombat do të shpërthenin në orën 11:30 .

Deri më tani, sipas informacioneve, policia nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë në tre ambasadat./abcnews.al