Detaje të reja janë mësuar në lidhje me alarmin për eksploziv të mbrëmjes së djeshme.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se perimetri i sigurisë u mbajt i vendosur deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kontrollet vijuan përgjatë gjithë natës nga forcat e policisë dhe grupi hetimor.
Një sasi eksplozivi e zbuluar pranë zonës së Velierës, që u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë, vuri në alarm autoritetet dhe çoi në bllokimin e menjëhershëm të zonës që nga mbrëmja e së martës.
Vetëm pasi hetuesit përfunduan mbledhjen e provave në vendngjarje, u hoqën shiritat e sigurisë dhe u lejua rifillimi i qarkullimit të automjeteve, i cili kishte qenë i pezulluar për më shumë orë.Ngjarja mbetet ende nën mister, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me sasinë e eksplozivit, rrethanat e zbulimit apo personat e dyshuar.