Alaska goditet nga tërmet i fortë 8,2 Rihter, rrezik për cunam

0
194

Një tërmet me magnitudë 8,2 të shkallës Rihter ka tronditur Alaskën mëngjesin e sotëm ( me orën lokale të Shqipërisë), sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Tërmeti kishte një thellësi prej 30 km, me epiqendër 161 km në verilindje të Sand Point në Shtetet e Bashkuara.

Valët e rrezikshme të cunamit për këtë tërmet janë të mundshme brenda tre orëve të ardhshme përgjatë disa brigjeve, tha sistemi amerikan i paralajmërimeve të cunamit në një deklaratë. Ndërsa guvernatori i Alaskës, Mike Dunleavy përmes Twitter-it ka bërë thirrje që të ndiqen planet e urgjencës në rajonet përkatëse.

Ende nuk ka një raport zyrtar për viktima, por është bërë e ditur se tërmeti goditi 56 milje (91 kilometra) në juglindje të qytetit.

Autoritetet paralajmërojnë se ekziston rreziku për cunam. Qyetarët dhe kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e frikshëm të tërmetit.

ora