Alban Semaku u ekzekutua ne vendin ku u gjet i pajetë ditën e djeshme pranë lumit Shkumbin në Peqin. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë lajmin abcnews.al.
Bëhet me dije se anëtari i bandës së Aldo Bares është rrëmbyer në Lushnje nga persona te pa identifikuar nga policia, të cilët dyshohen të kenë qenë më shumë se tre.
38-vjeçari është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm. Mësohet se plumbat e kanë përfshirë në shpinë dhe një në kokë.
Gjithashtu, të njëjta burime sqarojnë se janë sekuestruar kamerat në të gjithë gjatësinë e rruges ku dyshohet të jetë marrë me dhunë viktima, deri në qytetin e Peqinit ku dhe është ekzekutuar.
Trupi i pajetë i Semakut u gjet diëtn e djeshme në Peqin, në një grumbull me mbeturina pranë lumit Shkumbin. Policisë iu deshën disa orë të indentifikojë kufomën. Sakaq, 38-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në maj të këtij viti ka dalë nga burgu.