Albi Bashaliu ka mbetur viktimë e një atentati të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:39 në fashtin Gjocaj të bashkisë së Peqinit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte ne lokal, dikush e thirri në emër nga jashtë, doli dhe më pas autorët e kanë qëlluar menjëherë. Viktima është qëlluar me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Bashaliu, në vitin 2017, u arrestuar për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 35-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë. Në atë kohë dy personat shpëtuan pa lëndime ndërsa Albi Bashaliu u arrestua./elbasani flash