Ka mbërritur në gjykatën e Korçës ditën e sotme, 46 vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin. 46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë. Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se organi i akuzës në kërkesën për njohjen për masën e sigurisë që i ka dërguar gjykatës, do të kërkojë që Myrtollari të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.
Aleko Myrtollari ka deklaruar në seancën për njohjen me masën e sigurisë se ka qëndruar 7 muaj në Gjermani për të punuar.
“Ika në Francë,u stabilizova atje. Ju dergoja para në shtëpi por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e 3 fëmijëve”, ka thënë Mytrollari.