Alexis Sanchez mund të rikthehet te Interi në këtë merkato vere.
CEO i zikaltërve, Beppe Marotta, në një intervistë të dhënë së fundmi, deklaroi se sulmuesi kilian, ka shprehur dëshirën për tu rikthyer te Interi.
34-vjeçari është lojtar i lirë, pasi mbylli kontratën me Marseille dhe nuk do i kushtonte asgjë arkave të klubit italian,
Sanchez luajti për Interin nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe do të ishte një alternativë e mirë në sulm, duke ditur se klubi po kërkon gjithashtu në sulmues.