Alfred Balla zgjidhet kryetar i ri i KLP-së, zëvendëson Gent Ibrahimin

0
136

Alfred Balla është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent Ibrahimit u zhvillua këtë të hënë. Përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Programi OPDAT.

Më herët ai ka mbajtur postin e nën-kryetarit në KLP. Ibrahimi u largua pas tre vitesh për shkak të përfundimit të mandatit.