Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit

0
43

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ali Musliu është emëruar prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së qeverisë, me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe ka hyrë në fuqi menjëherë e do të botohet në “Fletoren zyrtare”. Musliu zëvendëson në këtë pozicion Majlinda Perriun, e cila është edhe pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.