Policia e Tiranës është vënë në kërkim të tre personave pasi rrahën me grushte një 38-vjeçar në kryeqytet. Ngjarja është rrethuar nga misteri pasi gjatë denoncimit në polici, 38-vjeçari shprehet se nuk i ka njohur personat që e fillimisht e kanë kërcënuar, fyer dhe më pas rrahur me grushte.
Ngjarja ndodhi në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa për sa nuk i ka njohur, 38-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj edhe në lidhje me shkaqet e mundshme.
“Më datë 13.05.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /abcnews.al