“Alo…ka të shtëna në Grudë të Re”, policia sqaron ngjarjen, telefonata e rremë që alarmoi “blutë”

0
144

Shkodër  – Paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës u raportua për të shtëna me armë. Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës sqaron se në fshatin Grudë e Re, Shkodër, nuk ka patur të shtëna.

Nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër janë kryer të gjitha verifikimet. Gjatë kontrollit  të zonës në fshatin Grudë e Re nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale që tregon se ka patur të shtëna me armë, banorët e zonës përreth kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë dhe në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka shkuar asnjë person i dëmtuar.

Në përfundim të këtyre veprimeve hetimore paraprake rezulton se telefonata është e rremë.  /abcnews.al/