Alqi Bllako çon dorëheqjen në Kuvend

0
184

Alqi Bllako çon dorëheqjen nga mandati në Kuvend.

Dorëheqja ka mbërritur në orën 15:50 minuta në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ndërkohë mbrëmë përmes një postimi në facebook ai deklaroi se ishte gati të jepte dorëheqjen nga mandati.

“Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë! Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen!” shkruante dje Bllako ne facebook

Sot në orën 17:00 kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së Edi Rama do të mbledhë kryesinë e PS-së për të diskutuar për këtë çështje. Psa largimit të Alqi Bllakos mandatin e deputetit e merr Pandeli Majko.