Me pranga në duar dhe i rrethuar me punonjës të policisë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u largua nga Gjykata e Tiranës, për tu transferuar në dhomat e paraburgimit pas njoftimit të masës “arrest me burg”.
Mediat fokusuan vetëm daljen e ish-zyrtarit socialist nga seanca, pasi hyrja e tij në gjykatë u bë në orët e para të mëngjesit të (2 prillit 2022), larg vëmendjes së kamerave.
Edhe tri ditë pas arrestimit, avokati i Bllakos nuk preferoi të japë asnjë detaj për vonesën 9 orëshe në ekzekutimin e vendimit të gjykatës për ndalimin e ish- deputetit.“Urdhrat e ezekutimit të vendimeve të gjykatës nuk janë urdhrat e medies” tha ai.
Ish-deputeti mësohet se nuk ka folur për asnjë moment, ndërsa avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj ka kërkuar një masë më lehtë se ajo e mbajtjes në qeli pa afat.
Mbrojtësi ligjor u shpreh së vendimi i GJKKO ishte i padrejtë, pasi Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit nuk ka prodhuar akte në lidhje me shpronësimin e tokës së incineratorit të Fierit.
“Tre faktet penale të cilat janë identifikuar nga prokuroria që lidhen me shpronësimin, pagën e të atit janë akte të provuara jo nga Alqi Bllako. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave.”
Po a ka udhëtuar me Klodian Zoton?
Në lidhje me dyshimet se Alqi Bllako ka udhëtuar me të shpallurin në kërkim Klodian Zoto, avokati tha se kjo nuk është një provë fajësie.
“Nuk është provë bindësse sakohë që nuk është provuar se bileta është paguar nga Zoto për Bllakon.”
SPAK e ka akuzuar Alqi Bllakon se si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka si dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin e tokës ku u ndërtua inceneratori”
SPAK e ka akuzuar Alqi Bllakon se si sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka si dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin e tokës ku u ndërtua incineratori.
SPAK ka ngritur dyshimet edhe për korrupsion pasi dyshohet se Bllako ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto dhe në këmbim ka përfituar një apartament me vlerë prej 140 mijë eurosh i sekuestruar nga prokuroria.
Seanca
Kërkesa u dorëzua në gjykatë nga Prokurori Dritan Prençi. Ai kërkon marrjen në pyetje të Alqi Bllakos në hetim për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi zbatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg”
Më pas ish deputeti socialist Alqi Bllako hipi në makinat e policisë për tu transferuar në dhomat e paraburgimit ku dhe do të qëndrojë deri në një moment të dytë.