Një ditë pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të tij, që ti hapet rrugë arrestimit, Faxëeb.al mëson detaje nga lëvizja që pritet të bëjë socialisti.
Mësohet se për të shmangur një arrestim me pranga, Bllako do të zgjedhë që të depozitojë në Kuvend kërkesën për të lënë mandatin së bashku me avokatin etij, ndërkohë që më pas do të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.
Në këtë mënyrë, mediave dhe publikut do t’i kursehet një shoë me deputetin socialist, tashmë të dorëhequr.
Nga ana tjetër Kuvendi ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, që do të diskutojë për imunitetin e Bllakos, gjë e cila tani duket të jetë e panevojshme, sa kohë që socialisti ka zgjedhur që të mos mbrohet përmes mandatit.
Alqi Bllako akuzohet se në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ka falsifikuar dokumentet së bashku me Lefter Kokën, në mënyrë që përfituese të ishte kompania e biznesmenit Klodian Zoto.