Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, çfarë ka rezervuar moti për ditën e sotme

0
130

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku në veri dhe pjesërisht në qendër priten rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara në veri të Shqipërisë, herë pas here priten stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e natës të përmirësojnë dukshëm motin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.