Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

0
104

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore. Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.