Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

0
37

Petrit Qoli, i pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”, u pyet këtë të martë në sallën e gjyqit nga prokurorët, ku foli për aktivitetin e tij ndër vite. Ai deklaroi se nga viti 2002 deri në 2013 ka punuar si kapiten anijesh peshkimi, ndërsa më pas është marrë me ndërtim, duke ndërtuar 8-9 pallate dhe një xhami në Rruzhbull. Qoli pranoi se ka kryer edhe studime juridike, ndërsa u distancua nga aktivitetet e vëllait të tij, Festim Qoli.

Petrit Qoli, i pandehur në dosjen “Plumbi i artë” u pyet nga prokurorët në sallën e gjyqit.

Qoli: Nga 2002 deri në 2013 kam patur anije peshkimi, kam punuar si kapiten anijeje. Anija Dibra dhe Sazani.

Më vjen turp ta them por kam edhe fakultet juridik, te Kristali.

Ndërkohë kam bërë dhe 9 pallate, jam marrë edhe me ndërtim.

Behar Dibra: Idenë për ndërtimtari, nga e more?

Kam kushëri Mustafa Laçon. Është ndërtues, duhet të jetë 80 vjeç. I thashë kam 300 mijë marka.

Ndërtimin e parë e kam bërë te gropa arkeologjike, mbrapa Pallatit të Kulturës.

Ku i gjetë këto lekë?

Nga peshkimi, kam patur gjithmonë anije të thashë.

Kam një vëlla që mos e paça, Festim Qoli. Edhe motër, Rezana Qoli.

Ndërkohë që ju merreshit me peshkim vëllai me çfarë merrej?

Kishte 5 biznese, bar kafe palestër. Unë ia kisha ndërtuar. Festimi ka qenë mjeshtër për makinat e vjedhura. Gjithmonë është marrë me tregti makinash, të dubluara. Kishte shumë miq italianë. Më pas u shtrëngua puna. Ku e di unë ku i njohu italianët.

Kisha blerë një truall në Rruzhbull.

Agron Qoli është çuni xhajës tim. Është djalë model, pas meje, por nuk e kam shok. Merret me ndërtimtari. Nuk kemi punuar bashkë.

Unë kam bërë 8-9 pallate. Edhe xhaminë në Rruzhbull. Me Festimin nuk kemi punuar, e kam vëlla, por është fatkeqësi për familjen tonë.

A kishte të ardhura Festimi?

Unë nuk jam ekonomisti i Festimit, por kishte lokal dasmash, normale që kishte para.

Ke dalë jashtë shtetit?

Po sigurisht, unë kisha anije. Unë di që Festimi ka një vajzë shumë të pasur bullgare. Di që ka edhe pasaportë angleze. Ajo është shumë e pasur, shet inerte ndërtimi. Nuk ishte e bukur… por.. nuk e di çfarë sheh Festimi tek ajo.

Me Festimin shiheshim për iftare dhe për ditëlindje. Ka patur shoqëri me Laertin e Palma Novës. Sapo fillova unë duke ndenjur me të, u ftoh ai.

Gjithmonë si Tomi me Jerry kemi shkuar.

Pretendime pronësie keni patur?

Unë kam hipotekuar të gjitha apartamentet. Nuk hidhej beton pa qenë unë aty. Unë jam autodidakt.