Ambasada e SHBA nxjerr kontaktet: Kush ka informacion për trafikun e drogës në Shqipëri, të na shkruaj në WhatsApp! Të dhënat do mbahen të fshehta

0
121

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, njofton se DEA, Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka hapur një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë dhe nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga.

Një numër në aplikacionin WhatsApp dhe një adresë e-mail janë vënë në dispozicion të kujtdo që ka informacion dhe dëshiron ta ndajë atë me DEA-n amerikane, pasi garantohet plotësisht fshehtësia e të gjitha të dhënave të tyre.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në:

WhatsApp në: +1 571 502-7846

ose

Me email në: [email protected]

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.