Elbasani ka mirëpritur sërish Ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Mëngjesin e sotëm në këtë qytet kanë zbarkuar ambasadori i BE-së Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadori gjerman dhe ajo franceze.
Mësohet se ambasadoret e kanë zhvilluar takim me drejtuesin politik të PS Taulant Balla pa pranine e medias, ndërsa tani po zhvillohet takimi me Gazment Bardhin.
Prania e dipomatëve të huaj ka qenë e shtuar në këtë qyte gjatë fushatës, duke u konsideruar si një qark problematik për zgjedhjet e 25 prillit.
Vetëm ambasadorja e SHBA ka qenë dy herë, ku ka takuar përfaqësuesit politik të partive.
Ora news