Ambasadori Gonzato i dorëzoi progres-raportin e KE për 2024: Po marrim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes

0
15

Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, i dorëzoi kryeministrit Edi Rama Progres Raportin e Komisionit Europian 2024.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot po merr në dorëzim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes.

“Marrim rezultatet e detyrave të shtet-bërjes. Tetori është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e 22 ndërqeveritare e Shqipërisë me BE për çeljen e grup-kapitujve të parë.
Konferenca afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vende te BE në përparimin e vendit tonë.
Jam këtu së bashku me ambasadorin e BE për të marrë zyrtarisht një kopje të raportit ndaj po ndërpres fjalën time për ta rivazhduar pas marrjes së raportit”, tha Rama.