Ambasadorja amerikane takon gazetarin e BIRN dhe Ora News: Roli i medias së fortë e të pavarur parësore

0
125

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë.

Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë.

“Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane publikuar sot në facebook.

Ndërkohë ditën e sotme u publikua Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit , i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, ku vihet re se Shqipëri ka pësuar rënien më të madhe për lirinë e medias që prej vitit 2013