Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbërrin në SPAK, takim me Altin Dumanin

0
79

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur sot në ambjentet e SPAK. Kim pritet të takohet me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ky i fundit u zgjodh në krye të SPAK gjatë muajit dhjetor dhe ka qenë një ndër kandidatët e mbështetur nga ambasadorja amerikane.

Ende nuk ka detaje rreth takimit të tyre por ky është i pari që kur Dumani u zgjodh në krye të SPAK.