Ambasadorja Kim zbardh detaje nga takimi me Ballën: I domosdoshëm vazhdimi i reformës në drejtësi

0
145

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur detaje nga takimi 1 orësh me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Takimi që filloi rreth orës 11:30 u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.

“Takova kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla me të cilin diskutuam rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe është e nevojshme për Shqipërinë që t’i bashkohet BE-së. Gjithashtu u diskutua dhe për të respektuar rolin institucional të Parlamentit”, shkruan Kim në Twitter.

Dy ditë më parë, 4 prill ambasadorja takoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa ditën e djeshme ajo takoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Në fokus të këtyre takimeve të ambasadores është zgjedhja e Presidentit të ri.