Fansat e hamshorit hollivudian e kanë ofenduar ish-bashkëshorten e tij, pas vendimit të gjykatës se ai ka qenë i dhunshëm në lidhjen e tyre dhe e ka keqtrajtuar fizikisht., shkruan The Sun.
Përdoruesit e Twitterit kanë nisur mesazhe të shumta në drejtim të aktores, në të cilat i kanë rekomanduar që të vdesë, transmeton lajmi.net.
“Shpresoj të digjesh në ferr për gjithçka që ke bërë. Johnny Depp është një njeri i jashtëzakonshëm që nuk e ka merituar këtë”, thotë një prej mesazheve të shumta drejtuar saj.
Një tjetër përdorues ka thënë se shpreson që Amberin ta godasë autobusi dhe të vdesë.

Kujtojmë që Depp e kishte paditur tabloidin The Sun për shpifje për një artikull nga viti 2018, në të cilin aktori ishte etiketuar si abuziv ndaj ish-bashkëshortes.
Megjithatë, ai e ka humbur procesin gjyqësor dhe tani fansat e Johny Depp po e ‘sulmojnë’ atë./Lajmi.net/